Përmbledhje e edicionit të parë të çmimit ”Babilon” (2014)

Edicioni i parë i Çmimit për përkthyesin më të mirë të ri ”Babilon”, projekt që buron nga bashkëpunimi midis Delegacionit të BE-së në vend dhe Shoqatës së Përkthyesve SHPRM, u shpall në Ditën Evropiane të Gjuhëve, më 26 shtator të vitit 2013. Konkursi u shpall edhe zyrtarisht më 2 dhjetor të vitit 2013.

Çmimi është i paraparë për përkthyesit e rinj deri në 26 vjeç, të cilët përkthejnë nga gjuhët evropiane. Konkursi u organizua në formën e një gare, në kuadër të së cilës kandidatët dërguan përkthime të fragmenteve, me gjatësi deri në njëzet faqe, nga vepra letrare në prozë sipas dëshirës së tyre. Në pajtueshmëri me kushtet e konkursit, veprat nuk duhej të ishin më të vjetra se tre vjet deri në afatin e fundit për paraqitjen e aplikimeve, 2 prill 2014, botimet e para duhej të ishin në një nga vendet e BE-së, të ishin shkruar fillimisht në një nga gjuhët zyrtare të Bashkimit dhe të mos ekzistonin në përkthim në ndonjë nga gjuhët e synuara të përfshira në konkurs.

U ndanë vetëm çmimet e para, të cilat përbëheshin nga një çmim në para me vlerë prej 500 eurosh për secilin nga tekstet e shpërblyera, anëtarësim vjetor në Shoqatën e Përkthyesve SHPRM, si dhe botimi i përkthimeve të shpërblyera, pjesërisht ose plotësisht, në revistën Kulturen Zhivot. Në edicionin e parë të Çmimit për përkthyesin më të mirë të ri ”Babilon” u dhanë dy çmime të para: një për përkthimin nga anglishtja në maqedonisht të një fragmenti nga vepra Pastruesi e shkrimtares Terry Pratchett, nga Gjurgjica Ilieva dhe Marija Spirkovska, dhe një për përkthimin nga anglishtja në turqisht të një fragmenti nga vepra Longbourn e shkrimtares Jo Baker, nga Ajnur Kaso.

Në edicionin e parë të konkursit, komisioni pranoi aplikime nga nëntë gjuhë origjinale në dy gjuhë të synuara. Aplikimet kaluan nëpër tre cikle të përzgjedhjes.

Çmimi u dha në Ditën Evropiane të Gjuhëve, më 26 shtator të vitit 2014, në Qendrën e Informative të BE-së në Shkup. Çmimet i dorëzuan Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi, shefi i Departamentit për bashkëpunim i Qendrës Informative të BE-së Martin Klauke dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës, Borçe Nikollovski. Meqenëse dallimi midis vendeve të para qëndronte thjesht në ngjyrime, edhe pse kjo nuk ishte e paraparë, Komiteti Organizativ vendosi t’i vlerësonte me lëvdata vendin e dytë dhe të tretë: Ilija Trajkovskin, për përkthimin nga polonishtja në maqedonisht të një fragmenti nga vepra Morfina e shkrimtarit Szczepan Twardoch, gjegjësisht Zorica Petkoskën dhe Nikolla Gjelinçeskin për përkthimin nga anglishtja në maqedonisht të një fragmenti nga vepra Vallëzim me dragonjtë  e shkrimtarit George R. R. Martin.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve u shpall edicioni i dytë i Çmimit për përkthyesin më të mirë të ri ”Babilon”, ndërsa konkursi u shpall zyrtarisht në dhjetor të vitit 2014.

http://www.time.mk/c/7742d5a97d/dodelena-nagradata-za-najdobar-mlad-preveduvac-vavilon.html