Kriteret për pjesëmarrje

Delegacioni i Bashkimit Evropian, në bashkëpunim me Shoqatën e Përkthyesve dhe Interpretëve SHPRM, me kënaqësi publikon Konkursin e 10të për përkthyes më të mirë të ri “Vavilon” 2023. Qëllimi i Konkursit për Përkthyes më të Mirë të Ri është të inkurajojë dhe mbështet përkthyesit e rinj, si dhe të inkurajojë cilësi sipërore gjatë përkthimit të veprave letrare nga gjuhët evropiane në gjuhët që fliten në vend.

Kriteret për pjesëmarrje:

  • Tekstet e parashtruara duhet të jenë përkthime (ekstrakte) të veprave letrare: romane, novelë, rrëfime ose prozë dokumentare.
  • Tekstet e parashtruara duhet të jenë përkthime nga cilado prej 24 gjuhëve zyrtare të Bashkimit Evropian në cilën do gjuhë që flitet në vend.
  • Tekstet e parashtruara duhet të jenë përkthime nga vepra origjinale letrare të publikuar në secilën prej shteteve anëtare evropiane në cilëndo prej gjuhëve zyrtare të BE-së gjatë 3 viteve të fundit dhe që nuk janë përkthyer ose pjesërisht janë përkthyer në gjuhën e caktuar deri në afatin e fundit për pranim të aplikacioneve.
  • Tekstet e parashtruara duhet të jenë punë personale e përkthyesit, nuk lejohet, në tërësi ose pjesërisht, të jenë vetëm më të publikuar ose në publikim e sipër, madje as në internet ose pavarësisht, si dhe nuk lejohet që të jenë të transmetuar në radio ose në televizion. Nuk lejohet që të jenë të parashtruar për ndonjë konkurs tjetër. Tekstet e parashtruara mund të jenë vepër e përbashkët e një grup të përkthyesve.
  • Kandidatët nuk duhet të jenë më të moshuar se 26 vjeç.
  • Tekstet e parashtruara duhet të dërgohen me shifër, që ka vendosur kandidati dhe që përbëhet nga pesë shenja, ndërsa secili tekst duhet të shoqërohet me shifër të posaçme. Secili aplikim duhet të përmbajë: a) letër motivacioni, b) fletëparashtresë të plotësuar në mënyrë të drejtë, c) mostër të tekstit burimor, ç) mostër të tekstit të përkthyer dhe d) deklaratë të nënshkruar që teksti i parashtruar është përkthim i tekstit burimor nga teksti origjinal.
  • Në kuadër të tekstit burimor duhet të qëndrojnë titulli dhe emri i autorit, me faqet të caktuar me numër. Nuk duhet të ketë asnjë shenjë me të cilën do të zbulohet identiteti i përkthyesit.
  • Përkthimi duhet të jetë me fontin Times New Roman, me madhësi të shkronjave 12 dhe me zbrazëtirë të dyfishtë mes rreshtave. Përkthimi duhet të ketë gjatësinë prej 3.000 deri 5.000 fjalë. Përkthimi duhet të ketë faqe të caktuar me numër, duhet të ketë titullin dhe nuk duhet të ketë asnjë shenjë me të cilën do të mund të zbulohet identiteti i përkthyesit.
  • Përkthimet nga gjuhët e ndryshme ose zhanreve të ndryshme konsiderohen si tekste të posaçme. Një kandidat mund të dërgojë më së shumti tre tekste.
  • Kandidatët nuk kufizohen në kuptim të kombësisë, vendbanimit ose statusit të punësimit. Organizatorët, juria dhe farefisi i tyre nuk kanë të drejtë të marrin pjesë.
  • Vendimi i jurisë është përfundimtar. Kandidatët nuk do të marrin informacione kthyese në lidhje me tekstet e parashtruara.
  • Parashtrimi i aplikacionit në konkursin do të nënkuptohet si pranim i gjitha kushteve.

Do të ndahen çmime për secilin prej gjuhëve në të cilat do të arrihen aplikacionet.

Shpërblimet do të pëbëhen nga shpërblimi në para në vlerë prej 500 euro, anëtarësim vjetor në Shoqatën e Përkthyesve dhe Interpretëve SHPRM dhe publikim i përkthimit, në tërësi ose pjesërisht, në revistën Kulturen Zhivot.

Do të ketë juri të posaçme për secilën prej gjuhëve në të cilat do të arrijnë aplikacionet. Procesi i vlerësimit do të përfshijë dy faza: në fazën e parë, aplikacionet do të vlerësohen nga juria dygjuhësore, pas të cilës aplikacionet që kanë qenë të vlerësuar me pikë minimale paraprake, vlerësohen nga një juri një-gjuhësore. Pikët përmblidhen nga rezultatet e dy jurive.  Secila juri do të përbëhet nga përkthyes me përvojë të gjuhëve përkatëse, anëtarë të dalluar të komunitetit akademik dhe/ose shkrimtarë.

Juria e mban të drejtën mos të përcaktojë ndonjë çmim.

Seanca informative dhe punëtoria praktike për pjesëmarrësit potencial dhe përkthyesit e rinj do të zhvillohen në OJQ Porta, Qendrën Kulturore Rinore (Shkup), më 13 tetor të vitit 2022 në ora 18.

Ndarja solemne e çmimeve do të mbahet më 26 shtator 2023, me rastin e Ditës Evropiane të Gjuhëve, 26 shtator. 

*Vizitoni lidhjet më poshtë për një pasqyrë të librave prej të cilëve kandidatët do të mund të përkthejnë: http://mata.mk/mk/category/babylon/

 AFATI I FUNDIT PËR PRANIM TË APLIKACIONEVE: 2 prill të vitit 2023

Kandidatët duhet të dërgojnë letër motivacioni, fletëparashtresë të plotësuar dhe fotokopje të letërnjoftimit në adresën elektronike më poshtë: Babyloncompetition@euhouse.mk

Më tepër informacione mund të gjeni në internet-faqet në vijim:

https://eeas.europa.eu/delegations/republic-north-macedonia_en

http://mata.mk/mk/