Kriteret për pjesëmarrje

Delegacioni i Bashkimit Evropian publikon

KONKURSIN PËR PËRKTHYESIN MË TË MIRË TË RI “BABILON”

Delegacioni i Bashkimit Evropian, në bashkëpunim me Shoqatën e Përkthyesve dhe Interpretuesve SHPRM, me kënaqësi publikon Konkursin për përkthyesin më të mirë të ri “Babilon” 2021. Qëllimi i Konkursit për përkthyesin më të mirë të ri është të inkurajojë dhe të mbështetë përkthyesit e rinj, si dhe të inkurajojë cilësi sipërore në përkthimin e veprave letrare nga gjuhët evropiane në gjuhët që fliten në vend.

Kriteret për pjesëmarrje:

  • Tekstet e parashtruara duhet të jenë përkthime (ekstrakte) të veprave letrare: romane, novela, rrëfime ose prozë dokumentare.
  • Tekstet e parashtruara duhet të jenë përkthime nga cilado prej 24 gjuhëve zyrtare të Bashkimit Evropian në cilëndo gjuhë që flitet në vend.
  • Tekstet e parashtruara duhet të jenë përkthime nga vepra origjinale letrare të publikuara në cilëndo prej shteteve anëtare evropiane në cilëndo prej gjuhëve zyrtare të BE-së gjatë 3 viteve të fundit dhe që nuk janë përkthyer ose pjesërisht janë përkthyer në gjuhën e caktuar deri në afatin e fundit për pranim të aplikacioneve.
  • Tekstet e parashtruara duhet të jenë punë personale e përkthyesit dhe nuk lejohet, në tërësi ose pjesërisht, të jenë tashmë të publikuara ose në publikim e sipër, madje as në internet ose në mënyrë të pavarur, ose të jenë të transmetuara në radio ose në televizion. Gjithashtu nuk lejohet që të kenë qenë të parashtruara në ndonjë konkurs tjetër. Tekstet e parashtruara mund të jenë vepër e përbashkët e një grupi të përkthyesve.
  • Kandidatët nuk duhet të jenë më të moshuar se 26 vjeç.
  • Tekstet e parashtruara duhet të dërgohen me shifër, të cilën e ka vendosur kandidati dhe që përbëhet nga pesë shenja, ndërsa secili tekst duhet të shoqërohet me shifër të posaçme. Secili aplikim duhet të përmbajë: a) letër motivimi, b) fletëparaqitje të plotësuar në mënyrë të drejtë, c) mostër të tekstit origjinal, ç) mostër të tekstit të përkthyer dhe d) deklaratë të nënshkruar që teksti i parashtruar është përkthim i tekstit origjinal nga teksti origjinal.
  • Në kuadër të tekstit origjinal duhet të qëndrojnë titulli dhe emri i autorit, me faqe të caktuara me numër. Teksti nuk duhet të përmbajë asnjë shenjë me të cilën do të zbulohet identiteti i përkthyesit.
  • Përkthimi duhet të jetë në fontin Times New Roman, me madhësi të shkronjave 12 dhe me zbrazëtirë të dyfishtë mes rreshtave. Përkthimi duhet të ketë gjatësinë prej 3.000 deri në 5.000 fjalë. Përkthimi duhet të ketë faqe të caktuara me numër, duhet të ketë titull dhe nuk duhet të ketë asnjë shenjë me të cilën do të mund të zbulohet identiteti i përkthyesit.
  • Përkthimet nga gjuhë të ndryshme ose zhanre të ndryshme konsiderohen si tekste të posaçme. Një kandidat mund të dërgojë më së shumti tre tekste.
  • Kandidatët nuk kufizohen për sa i përket kombësisë, vendbanimit ose statusit të punësimit. Organizatorët, juria dhe farefisi i tyre nuk kanë të drejtë të marrin pjesë.
  • Vendimi i jurisë është përfundimtar. Kandidatët nuk do të marrin informacione kthyese në lidhje me tekstet e parashtruara.
  • Parashtrimi i aplikacionit në konkurs do të nënkuptohet si pranim i të gjitha kushteve.

Do të ndahen çmime për secilën prej gjuhëve në të cilat do të mbërrijnë aplikacione.

Çmimet do të përbëhen nga: qëndrim studimor lidhur me përkthimin, anëtarësim vjetor në Shoqatën e Përkthyesve dhe Interpretusve SHPRM dhe publikim i përkthimit, në tërësi ose pjesërisht, në revistën Kulturen zhivot.

 

Do të ketë juri të posaçme për secilën prej gjuhëve në të cilat do të mbërrijnë aplikime. Procesi i vlerësimit do të përfshijë dy faza: në fazën e parë, aplikimet do të vlerësohen nga juria dygjuhësore, pas së cilës aplikacionet që janë vlerësuar paraprakisht me pikë minimale, do të vlerësohen nga një juri njëgjuhësore. Pikët përmblidhen nga rezultatet e të dy jurive.  Secila juri do të përbëhet nga përkthyes me përvojë të gjuhëve përkatëse, anëtarë të dalluar të komunitetit akademik dhe/ose shkrimtarë.

Juria rezervon të drejtën për të mos ndarë asnjë çmim.

Ndarja solemne e çmimeve do të zhvillohet më 27 shtator 2021, me rastin e Ditës Evropiane të Gjuhëve, 26 shtator.

AFATI I FUNDIT PËR PRANIM TË APLIKIMEVE: 4 prill 2021

Kandidatët duhet të dërgojnë letër motivimi, fletëparaqitje të plotësuar dhe fotokopje të letërnjoftimit në adresën elektronike në vijim: Babyloncompetition@euhouse.mk

Më tepër informacione mund të gjeni në faqet e internetit në vijim:

https://eeas.europa.eu/delegations/republic-north-macedonia_en
http://mata.mk/mk/
http://www.euhouse.mk