Kanë shkruar për çmimin Babilon
Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Shoqata e Përkthyesve dhe Interpretuesve të Maqedonisë së Veriut për herë të pestë me radhë ndanë çmimin “Babilon”, i cili synon të dallojë dhe promovojë përkthyesit më të mirë të rinj dhe të nxjerrë në pah cilësitë e tyre. Duke pasur parasysh se në vendin tonë nuk kryhet vlerësimi i përkthimeve të përfunduara dhe nuk ndërtohet një qëndrim kritik ndaj përkthimeve, ky çmim ka një rëndësi edhe më të madhe. (Hatka Smailoviq, MIA)
https://opserver.mk/makedonija/vavilon-gi-afirmira-mladite-knizhevni-preveduvachi/
Qëllimi i Konkursit për përkthyesin më të mirë të ri është të inkurajojë dhe të mbështesë përkthyesit e rinj, si dhe të nxisë cilësi më të lartë në përkthimin e veprave letrare nga gjuhët evropiane në gjuhët që fliten në vend.
“Në këtë ditë festojmë larminë e gjuhëve dhe flasim për mësimin e tyre. Gjuhët janë në zemër të projektit evropian. Ato janë pasqyrim i kulturave tona të ndryshme. Sa më shumë gjuhë të dimë, aq më e lehtë do të jetë për ne të mësojmë kultura të tjera. Në Bashkimin Evropian ka 24 gjuhë zyrtare dhe të punës, kurse në të ardhmen do të ketë edhe më shumë. Për këtë arsye, ne jemi të përkushtuar për të mësuar gjuhë dhe për të treguar se larmia gjuhësore mund të ketë sukses. Të mësuarit e gjuhëve është thelbësor për forcimin e gjithëpërfshirjes dhe dialogut, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë”, tha ambasadori i BE-së Zhbogar, duke shtuar se këto qëllime janë motivi kryesor i çmimit “Babilon”.
Objektivat e Çmimit për përkthyesin më të mirë të ri, të krijuar nga Delegacioni i BE-së [dhe Shoqata e Përkthyesve dhe Interpretuesve] në 2013, janë promovimi i përkthyesve të rinj, si dhe nxitja e cilësisë në përkthimin e veprave letrare.
Qëllimi i konkursit është të inkurajojë dhe të mbështesë përkthyesit e rinj, si dhe të nxisë cilësi më të lartë në përkthimin e veprave letrare nga gjuhët evropiane në gjuhët që fliten në vend.
https://www.radiomof.mk/konkurs-za-najdobar-mlad-preveduvach-vavilon-2017/
Konkursi është i hapur për përkthyes të rinj, jo më të vjetër se 26 vjeç, ndërsa tekstet e paraqitura duhet të jenë përkthime të (fragmente nga) veprave letrare: roman, novelë, tregim ose prozë dokumentare, nga cilado prej 24 gjuhëve zyrtare të Bashkimit Evropian në cilëndo gjuhë që flitet në vend.
http://www.fakulteti.mk/news/16-11-14/konkurs_za_najdobar_mlad_preveduvach_vavilon_2017.aspx
Ceremonia e sivjetshme e ndarjes së çmimeve është pjesë e ngjarjes së organizuar së bashku me EUNIK Shkup, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në punëtori gjuhësore, si dhe të vizitojnë stendat me libra të përkthyer nga gjuhë të ndryshme evropiane dhe libra të përkthyer në gjuhët e vendit në kuadër të programit ”Evropa Kreative”.
Çmimi ”Babilon” u nda për herë të parë më 26 shtator të vitit 2014, në Ditën Evropiane të Gjuhëve. Projekti realizohet bashkërisht nga Shoqata e Përkthyesve dhe Interpretuesve dhe Delegacioni i BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast, ne biseduam me fituesit e çmimit të parë vitin e kaluar, Ardita Zulfiun dhe Nikolla Spasovskin. Ata u shpërblyen me çmimin e parë për përkthime nga spanjishtja në shqip, gjegjësisht nga spanjishtja në maqedonisht.