Për herë të shtatë, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shoqata e Përkthyesve dhe Interpretuesve MATA prezantuan Çmimin VAVILON për Përkthyesin më të Mirë të Ri me rastin e Ditës Evropiane të Gjuhëve. Shkëlqesia e Tij David Geer, ambasador i Bashkimit Evropian dhe znj. Ognena Nikuljski, Kryetare e Komitetit Organizativ të Çmimit BABYLON vlerësuan fituesit në një ceremoni, e cila u zhvillua më 25 shtator në Shtëpinë e Evropës.
Këtë vit, çmimin e parë e fitoi Sasho Danilov, për përkthimin nga gjermanishtja në maqedonisht të veprës “The Phone Booth on the Other Side of the Bridge” nga Ariane Grundies dhe Ardita Zulfiu për përkthimin e saj të veprës “El lugar de la espera” nga Sonia Hernandez, nga spanjishtja në shqip. Me mirënjohje u vlerësuan Blagica Dimitrova, për përkthimin e veprës “Mr. Salary” nga Sally Rooney, nga anglishtja në maqedonisht dhe Kristina Stamenkova për përkthimin e saj të veprës “Una di luna” nga Andrea De Carlo, nga italishtja në maqedonisht.
Çmimi VAVILON, i filluar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në 2013, synon të promovojë përkthyes të rinj si dhe të inkurajojë cilësi në përkthimin e veprave letrare. Konkursi është i hapur për përkthyes të rinj, deri në moshën 26 vjeçare, që mund të gsrpjnë me përkthime të veprave letrare nga cilëndo prej 24 gjuhëve zyrtare të Bashkimit Evropian në ndonjë nga gjuhët e vendit.
Në këtë ngjarje u shpall edhe edicioni i tetë i Çmimit VAVILON për Përkthyesin më të Mirë të Ri. Kriteret e hollësishme për Çmimin 2021 u botuan në të njëjtën ditë, në faqen e re të Babylon.mk.