Në edicioni i katërt të Çmimit për përkthyesin më të mirë të ri ”Babilon” mbërritën aplikime nga shtatë gjuhë origjinale – anglisht, spanjisht, italisht, gjermanisht, holandisht, kroatisht dhe polonisht – të përkthyera në maqedonisht, gjegjësisht në shqip.
Në këtë edicion çmimi i parë u takoi dy përkthimeve: përkthimit nga spanjishtja në maqedonisht të një fragmenti nga vepra Biletë për në Tahiti e shkrimtares Eva Garcia Saenz, nga Sara Ilievska, dhe përkthimit nga anglishtja në shqip të një fragmenti nga vepra Njerëz të përkohshëm e shkrimtarit David Mitchell, nga Ardita Zulfiu. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, e cila u mbajt në Ditën Evropiane të Gjuhëve, më 26 shtator të vitit 2017, në Qendrën tregtare ”Ramstore”, çmimet u dhuruan nga Ambasadori i BE-së në vend, Samuel Zhbogar, dhe kryetarja e Komitetit Organizativ të çmimit “Babilon” dhe SHPRM-së, Ognena Nikuljski.
Përveç kësaj, me lëvdata u vlerësuan edhe Rina Jankullovska për përkthimin nga frëngjishtja në maqedonisht të një fragmenti nga vepra Detari i madhërishëm nga Catherine Poulain, dhe Ardita Zulfiu për përkthimin nga anglishtja në shqip të një fragmenti nga vepra E papunë e shkrimtares Lisa Owens.
Fitueset e çmimeve të para Sara Ilievska dhe Ardita Zulfiu morën shpërblim në para me vlerë prej 500 eurosh në kundërvlerë të denarit, si dhe anëtarësi aktive njëvjeçare në SHPRM, kurse përkthimet e tyre u botuan në revistën Kulturen zhivot.
Për të promovuar konkursin e ri, Shoqata mbajti edhe 5 seanca informative dhe punëtori përkthimi në Shkup, Shtip dhe Tetovë, ku të pranishmit u informuan për konkursin, por gjithashtu patën mundësinë të ushtrojnë përkthimin e teksteve letrare nga disa gjuhë zyrtare të BE-së në gjuhët e folura në vendin tonë.
Po ashtu u përgatit një dokument me pyetjet më të shpeshta në lidhje me çmimin dhe përgjigjet e tyre, i cili u botua në faqen e internetit të Shoqatës.
Çmimi u promovua brenda dhe jashtë vendit, përmes medieve elektronike dhe kanaleve të komunikimit të Delegacionit dhe SHPRM-së.